JOQ Albania
Home

Bayern vendos rekord në Gjermani, zyrtarizon kampionin e botës për 80 milion euro
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 27/03/2019 19:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tek Bayerni i Mynihut revolucioni ka filluar. Këtë e kishte paralajmëruar edhe presidenti i ekipit gjerman, Uli Hënes.

Ditën e sotme, gjigandët gjermanë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin e Atleticos së Madridit, francezin Lucas Hernandez.

Për të përfituar shërbimet e tij Bayern derdhi në arkat e klubit spanjoll plot 80 milion euro.

Hernandez bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Bayern dhe të Bundesligës.

Që nga 1 korriku, kampioni i botës do të lidhë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez.

Francezi është shprehur i lumtur për transferimin në Gjermani dhe ka thënë se do të luftojë për të fituar sa më shumë tituj.

Ai u shpreh:

Sot është një nga ditët më të rëndishme në karrierën time futbollistike. Bajerni i Mynihut është një nga klubet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur që do të luftoj bashkë me Bajernin për sa më shumë tituj.