JOQ Albania
Home

Shkoi të regjistronte binjakët, burri mëson se një prej foshnjave nuk ishte i tij
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 27/03/2019 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çështje e pazakontë e pabesisë në Kinë. Një burrë që shkoi të regjistrojë "binjakët" e tij në komunën e Xiamen mësoi se një nga foshnjat nuk ishte i tij, kur ata i kërkuan që të bënte një test ADN-je për të konfirmuar atësinë e tij, një procedurë e detyrueshme në atë vend.

Në këtë moment, bashkëshortes së tij i duhej të pranonte pabesinë dhe të pohonte se kishte patur marrëdhënie me një person tjetër, të cilit i atribuohet atësia e foshnjës tjetër.

Sipas mediave të Xiamen, i riu dyshonte se një nga foshnjat nuk ishte i tij, sepse nuk dukej si ai, nuk përputheshin me sytë, gojën dhe madje hundën e kishte ndryshe nga babai i supozuar.

Këto dyshime u konfirmuan në kohën kur ai shkoi në komunën e qytetit të Xiamen, në Kinë, ku është një detyrim për të paraqitur testet e ADN – së së foshnjave për t’u regjistruar.

Ky rast ishte i pazakontë, ndaj ata dolën në përfundimin se kjo mund të ketë ndodhur përmes fenomenit të quajtur "superfekondim".

Fakti që të dy binjakët janë lindur nga baballarë të ndryshëm është i njohur në zhargon mjekësor si "superfekondim", që përfshin fekondimin e dy ose më shumë vezëve.

Që ky rast të ndodhë, nëna duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me një person tjetër brenda një periudhe maksimale prej pesë ditësh. Ky rast mund të ndodhë në mënyra të ndryshme.