JOQ Albania
Home

Reperja e njohur shokon fansat: Ja çfarë u bëja atyre që më kërkonin s*ks kur isha striptiste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/03/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cardi B ka rrëfyer se ajo ka grabitur dhe ka droguar meshkuj të ndryshëm që i kërkonin marrëdhënie seksuale, në të shkuarën kur punonte si një striptiste.

Deklarata e saj ka shkaktuar një lumë komentesh në rrjetet sociale.

Reperja 26-vjeçare ka qenë gjithmonë e hapur për të folur për të shkuarën e saj si dhe për karrierën e saj si kërcyese ekzotike.

Shpesh ajo e përmend jetën e saj të shkuar edhe në këngët që këndon duke u munduar të tregojë se rruga për në majë nuk ka qenë fare e lehtë.

Pas postimit të saj të fundit, në mediat sociale po qarkullon gjithandej hashtagu #SurvivingCardiB.

Në nerva e sipër Cardi deklaroi në një video të sajën live:

Doni ta dini se çfarë kam bërë për të mbijetuar. Më është dashur të bëhem stripitiste. Më duhej ta bëja… I drogoja dhe më pas i grabisja (klientët). Kjo ishte ajo që bëja. Asgjë nuk më është falas në jetë. Asgjë!"