JOQ Albania
Home

Po tregonte super format e saj para kameras, modeles ia vjedh gjithë vëmendjen i moshuari në sfond
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/03/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur një i moshuar i merr gjithë vëmendjen një modeleje që po realizonte një set fotografik në plazh.

Vajza e veshur me një palë bikini të kuqe po bënte maksimumin e saj që të dukej sa më tërheqëse përpara kameras.  Por, ylli i “shfaqjes” u bë i moshuari që doli nga deti dhe nisi të ecte avash në sfondin e vajzës.

Videoja gazmore u shpërnda fillimisht në Twitter, ku numëron rreth 19 milionë shikime, dhe më pas kudo në rrjetet sociale.

Të shumtë ishin komentuesin që i dhanë të moshuarit titullin si “foto-bombarduesi” më i mirë i të gjitha kohëve.

Gjithsesi, pati dhe nga ata që ua mori mendjen modelja dhe komentuan se nuk po e kuptonin se pse të gjithë po qeshnin me videon.