JOQ Albania
Home

Makinat bëhen “përshesh” në autostradë, plagosen rëndë disa persona
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28/03/2019 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Shkozet.

Nga video e siguruar nga JOQ Albania shihet se dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku duke iu referuar asaj ç’ka shihet dëmet materiale janë të shumta.

Një qytetar për JOQ tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të plagosur rëndë, por fatmirësisht viktima nuk janë regjistruar.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin, ndërsa policia nuk është prononcuar për këtë ngjarje.