JOQ Albania
Home

“Nëse Hitleri do takonte Wandën, do e bënte në brekë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara, menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Mauro Icardit akuzohet nga tifozët e Interit si personi që detyron sulmuesin argjentinas të bëjë zgjedhjet e tij.

Së fundmi, opinionisti i programit televiziv "Tiki Taka", Giampiero Mughini (tifoz i thekur i Juventusit) ka lëshuar një batutë që pritet të krijojë polemika.

Duke folur për çështjen Icardi te Interi dhe roli i gruas agjente Wanda Nara, ai gjeti rastin të bëjë edhe ironi, duke treguar autoritetin e Wandës.

Mughini deklaroi:

Në familje është gjithmonë e vështirë, sidomos një rast si ky ku vëllai në fjalë qëndron me një grua të tillë… Nëse Hitleri do të takohej me Wanda Naran natën, do ta bënte në brekë nga frika".