JOQ Albania
Home

Çmenduri para ndeshjes Ajax-Juventus, ja sa bileta u shitën për 40 minuta
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/03/2019 16:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi do të përballet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me Ajaxin.

Ndeshja e parë luhet në Amsterdam dhe klubi i Ajaxit po kryen të gjitha proçedurat për këtë sfidë të rëndësishme.

Interesi është i jashtëzakonshëm dhe sipas shtypit holandez, brenda 40 minutash janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes.

Kështu, “Johann Cruijff Arena” do jetë i tejmbushur në kapacitetin e tij maksimal prej 54.990 vendesh.

Biletat janë shitur në kohë rekord dhe Ajaxi do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët e tij në këtë 90-minutësh.