JOQ Albania
Home

Kujdes! Mos konsumoni kurrë mish të papjekur, këtij 18-vjeçari i mori jetën
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28/03/2019 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.

E gjitha erdhi si pasojë e konsumimit të mishit të papjekur të derrit.

Konsumimi i këtij mishi i solli formimin e një larve parazitare në trurin e tij.

Adoleshenti shkoi me urgjencë në spital, kur humbi ndjenjat nga krizat e epilepsisë.

Në këtë moment, mjekët zbuluan edhe shkakun e vërtetë.

Ata zbuluan se kishte kiste në gjithë trurin, gjë që i shkaktoi vdekjen vetëm dy javë më vonë.

Kjo ndodh kur larvat parazitare që gjenden në mish derri të pagatuar krijohen në trup deri sa ata pushtojnë sistemin nervor qendror, duke shkaktuar kriza epilepsie.