JOQ Albania
Home

Puthja ndaj gazetares i kushton shtrenjt boksierit të njohur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/03/2019 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje eçuditshme bëri bujë para pak ditësh, teksa boksieri i njohur bullgar Kubrat Pulev një veprim të çmendur pas një ndeshje.

Në përfundim të duelit ai u intervistua nga gazetarja amerikane Gloria Allred dhe për habinë e të gjithëve boksieri e puthi në buzë gjatë transmetimit live

Në një reagim në mediet sociale, bullgari u shpreh se gjithçka në rregull dhe se ai dhe gazetarja ishin shokë të ngushtë dhe gjithçka ishte një shaka që ishte kuptuar.

Mirëpo, ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

Gloria Allred njoftoi së fundmi se do ta padisë 37-vjeçarin për ngacmim seksual.

Kjo çështje mund të sjellë pasoja fatale për karrierën e boksierit, të cilit nuk i kanë mbetur shumë vite në karrierë.

Pulev pritej që të luftojë në fund të sezonit për një titull kampion bote, por ky lajm mund t’ia heq këtij këtë mundësi dhe së bashku me të miliona dollarë.