JOQ Albania
Home

Prej kohësh pa ngrënë, ky është reagimi i dëshpëruar i qenit “kockë e lëkurë” kur sheh ushqimin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një qeni, që i kanë mbetur vetëm kockat prej kequshqyerjes, ndërsa sheh ushqimin për herë të parë pas shumë kohësh.

Qeni i quajtur Sazzle u shpëtua nga personat që po e mbanin në gjendje të mjerueshme në një shtëpi në Hampshire.

Videoja shokuese tregon qenin njëvjeçar që i vërsulet tasit të ushqimit sapo e sheh t’i afrohet.

Ai duket aq i dëshpëruar për të ngrënë sa vetëm e shtyn tasin dhe ushqehet me sa shpejtësi të mundet.

Një inspektor i RSPCA shpëtoi Sazzle-in dhe një Terrier të quajtur Leggs nga çifti Jason Bowditch dhe Samantha Rees-Bowditch të cilët kishin nisur t’i ngordhnin urie si pasojë e një “diete” pasi kishin qenë shumë të shëndoshë. JOQ Albania