JOQ Albania
Home

Ky është burgu ku të burgosurve u dorëzohen çelësat e qelisë në dorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 19:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të burgosurve në burgun e parë “të repsektueshëm” të Britanisë u janë dorëzuar çelësat e qelive të tyre në dorë.

Nga HMP Berwyn, burgu më i madh në Angli dhe Uells, thuhet se rregullat e reja janë një një qasje ‘rehabilituese’ ndaj shkelësve.

Të burgosurve u është dhënë më shumë intimitet, duke përfshirë këtu mundësinë për të hyrë dhe dalë nga qelia kur të duan. Ata gjithashtu mund të mbyllin veten në qeli kur të duan.

Veç këtyre lëshimeve, është vënë një rregull i ri, sipas të cilit, gardianëve u duhet të trokasin përpara se të futen nëpër qeli.

Qelizat në burgun e ri, që ka kushtuar rreth 250 milionë paund janë riemëruar dhe tashmë quhen ‘dhoma’ ndërsa të burgosurit quhen ‘burra’.

Të gjitha këto risi vijnë si një përpjekje për të krijuar një ambient më “shtëpiak” për të burgosurit.

Të burgosurit janë gjithashtu të pajisur me laptopë dhe blloqet tani quhen ‘komunitete’. JOQ Albania