JOQ Albania
Home

Sapo ka mbushur 111-vjeç, i moshuari tregon super sekretin e tij të jetëgjatësisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Burri më i moshuar i Anglisë, i cili sapo ka mbushur 111-vjeç, ka ndarë sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Ndërkohë që ne mund të mendojnë se sekreti mund të jetë i “fshehur” tek mënyra e të ushqyerit, apo aktiviteti fizik, Bob Weighton thotë se është më e thjeshtë se kaq.

Sipas tij, nëse doni të jetoni sa më gjatë, shmangni vdekjen dhe jini luftëtarë të vërtetë.

Nga apartamenti i tij në Alton, Hampshire, 111-vjeçari tregoi që ka lindur në 1908 dhe ka qenë mësues e inxhinier. Ai ka pasur tre fëmijë, ( dy djem e një vajzë), 10 nipër e mbesa si dhe 25 stërnipa e mbesa.

Kur e pyetën për sekretin e jetëgjatësisë, i moshuari tha:

Sekreti është të shmangësh vdekjen-kaq. Unë kam pasur plagë të ndryshme, malarian, dy ose tre operacione, mund të kisha vdekur, por unë jam një mbijetues.”

JOQ Albania