JOQ Albania
Home

Kishte orë që e kërkonte nëpër shtëpi, burri e gjen kotelen e “humbur” në vendin e pazakontë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë kinez e ka gjetur kotelen e tij “të humbur” të fshehur poshtë veshit të qenit të tij.

Qi Le, i cili jeton në qytetin Yingkou City, Liaoning, kishte kërkuar nëpër të gjithë shtëpinë për macen e vogël, por nuk e kishte gjetur askund.

Më në fund, “misteri” u zgjidh pasi ai ngriti lehtë një nga veshët e qenit të tij, golden retriever.

Kotelja e vogël ishte duke fjetur e pashqetësuar ngjitur me ‘armikun’ e saj natyror. Qeni, nga ana tjetër, dukej plotësisht i pa bezdisur nga prania e maces.

Sipas ekspertëve të kafshëve, qentë e racës ‘golden retriever’ janë kryesisht miqësorë, inteligjentë dhe të përkushtuar. JOQ Albania