JOQ Albania
Home

Turistët dynden për të bërë foto, uji i liqenit kthehet në ngjyrë rozë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/03/2019 23:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një liqen në Australi është kthyer në rozë duke u kthyer kështu në vendin e preferuar të njerëzve të Instagramit.

Liqeni artificial në parkun Westgate, Melbourne ka vetëm disa javë që është kthyer në një ngjyrë rozë të çelët.

Që prej atëherë njerëzit janë dyndur për në park në mënyrë që ta kapin fenomenin e çuditshëm në kamera.

Sipas TripAdvisor, Westgate Park është një vend i vendosur në zemër të Melbournit industrial.

Ky vend dikur ishte një djerrinë në zemër të qytetit industrial australian, por autoritetet kanë hedhur shumë para në transformimin e zonës në një strehë për kafshë të egra.

Çdo vit ujërat e kripura të liqenit marrin vëmendjen e vizitorëve pasi që në vitin 2013, çdo verë, uji kthehet në ngjyrë rozë për shkak të një fenomeni natyror. JOQ Albania