JOQ Albania
Home

U ekzekutuan në derë të shtëpisë, kush janë viktimat familjarë të ish-boksierit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/03/2019 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës, vetëm pak minuta më parë.

Nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë humbur jetën. Viktimat janë vëllezërit Ibrahim Bilali dhe Astrit Bilali.

Nga informacionet paraprake mësohet se Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, shenjestra e atentatit ku mbeti i vdekur Arjan Ferracaku, në 1 shtator në Shkodër.

POR KUSH ËSHTË ASTMER BILALI?

Asmer Bilali është është një ish-kampion boksi, një prej personave të arrestuar, të përfshirë në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.

Emri i tij është i njohur nga Policia e Shtetit për shkak të një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në datën 1 shtator në periferi të Shkodrës. Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit shkodran Arjan Ferracaku.

Bilali është djali i pronarit të resortit të kuajve.

Ferracaku dhe Bilali ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve. Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku me breshëri plumbash.

Ai është ish-kampion boksi, emër i njohur i sportit në Shkodër. Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër shqiptarët që arriti të kualifikohej në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Ai u arrestua në fshatin Grudë, pasi ishte larguar me motorin e tij për t’iu fshehur policisë. Gjatë arrestimit atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.