JOQ Albania
Home

Misteri i “Livadheve”/ Aty ku zhduken provat e vrasjeve në Shkodër dhe ekzekutohen “objektivat e shënjestruar”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/03/2019 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm jo vetëm Shkodrën, por mbarë Shqipërinë.

Vëllezërit Astrit dhe Brahimi Bilali janë ekzekutuar para derës së banesës së tyre me breshëri kallashnikovi.

Vrasja ndodhi në zonën e ish-Zooteknikës, në lagjen “Kir”, perimetri i njohur si “zona e familjes Lici”, në hasmëri me familjen Bajri. Dyshohet se kanë qenë të paktën dy autorë të maskuar, të cilët kanë shtirë të paktën 10 plumba drejt “shënjestrave”.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende, por dyshohet për përplasje bandash dhe hakmarrje të vjetra midis familjeve në qytetin verior.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.

Bilali është djali i pronarit të resortit të kuajve, Astrit Bilali i cili mbeti viktimë ditën e sotme dhe nipi i Ibrahim Bilalit ish-kampion hipizmi, gjithashtu viktimë nga ky atentat.

Një makinë e djegur tip "Benz" ngjyrë bezhë me targa AA 369 RV që dyshohen false, është gjetur e djegur rreth 2 km larg vendngjarjes, në vendin e njohur si "Livadhet".

Livadhet njihet si një zonë strategjike për të fshehur gjurmët e krimit, duke marrë parasysh se Shkodra është krahasuar me Palermon përsa i përket numrit të vrasjeve dhe atentateve që ndodhin brenda një viti.

E para, lidhet me natyrën informale të lagjes, ku banorët janë kryesisht të zbritur në zonë dhe e njohin pak njeri-tjetrin duke vështirësuar kështu edhe identifikimin e autorëve.

Krahas kësaj, zona është në breg të liqenit të Shkodrës, larg syrit të kureshtarëve, shkruan "Albeu", ç’ka i mundëson personave që kryejnë krime të tilla që të mos lënë gjurmë.

Gjatë viteve të fundit në këtë zonë janë gjetur të paktën katër viktima, të cilët ose janë ekzekutuar aty ose janë vrarë diku tjetër dhe më pas janë hedhur aty.

Muajve të fundit në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të mistershme, të cilat nuk janë zbardhur asnjëra.