JOQ Albania
Home

“Kambanat ranë për ata që s’kanë veshë”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës: Vrasësit po ndjekin lajmet në TV!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/03/2019 12:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ku u ekzekutuan në derë të shtëpisë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali ka tronditur ditën e sotme opinionin publik.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha me anë ët një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se Policia e Shkodrës është kthyer në ndërmarrje funerale, teksa policia thjesht mbledh kufomat pas vrasjes në rrugët e qytetit.

Hoxha shton se të gjithë i njohin vrasësit dhe se zinxhiri drejtues i Policisë në Shkodër duhet të dorëhiqet pasi nuk ka zbardhur asnjë nga vrasjet që ka ndodhur në këtë qytet.

Vëllezërit Bilali shënuan viktimat numër 10 dhe 11 të ndodhur në qytetin verior, me asnjë autor para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Kambanat rane per ata qe s’kane vesh!!!! Ekzekutohen vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numer 10 dhe 11 te nje seriali vrasjesh qe nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci qe mbante ne preher foshnjen e saj. Kambanat e alarmit rane per ata qe nuk kane vesh, dhe kur ske vesh bilanci dihet… Kjo e sotmja eshte thjeshte kronika e nje vrasje te paralajmeruar… Policis e Shkodres, qe eshte kthyer ne ndermarrje funerale, pasi vetem mbledh ku.foma rrugeve te qytetit, deklaron se autoret jane te panjohur dhe kane ikur ne drejtim te paditur… Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnje vrasje e zbuluar, asnje emer autori, asnje vrases ne burg. Zinxhiri komandues i policise se Shkodres, nese nuk kujtohet kush tu largoje nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen se me keq se kaq nuk ka ku shkon. Ne te vertete gjithe Shkodra e di kush jane vr.asesit dhe ne cfare drejtimi kane ikur, madje dhe ne cfare shtepie jane duke ndjekur lajmet mbi vrasjen ne tv."