JOQ Albania
Home

E ekzekutuan me breshëri plumbash poshtë banesës, del foto e autorit të dyshuar të vrasjes së Jurgen Kurtit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 13:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e Jurgen Kurtit poshtë banesës së tij në Tiranë ishte një nga ngjarjet më të bujshme. Për policinë autori kryesor i dyshuar për ngjarjen 38-vjeçari nga Patosi, Klodian Bane.

Ky i fundit është në kërkim nga policia, ndërsa u zbulua nga bashkëpunëtorët e tij. Në lidhje me vrasjen policia arrestoi edhe 3 persona të tjerë, Elsi Levendin, 21 vjeç, Alesio Berberin, 33 vjeç dhe Olsi Qalliajn 22 vjeç. Të katër këta persona kanë vepruar në mënyrë të kordinuar për të kryer ekzekutimin e Kurtit.

Emri i Klodian Banes doli nga dëshmia e Olsi Qalliajt.  Ky i fundit deklaroi para autoriteteve se 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, e takoi Klodian Banen dhe i mori çelësin për të fjetur në apartamentin e tij.

Kjo dëshmi e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është pikërisht ai personi që e qëlloi 26-vjeçarin, Jurgen Kurti. Ndërkohë Elsi Levendi ka qenë duke ruajtur zonën dhe ka njoftuar autorët për mbërritjen e Kurtit.

Pasi kryen krimin ato i ndërruan targat fallco makinës, duke i vënë ato origjinalet.