JOQ Albania
Home

“I trokitën në derë dhe sa e hapën i qëlluan!” detaje rrëqethëse nga vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/03/2019 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ku u ekzekutuan në derë të shtëpisë vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali ka tronditur ditën e sotme opinionin publik.

Ata janë ekzekutuar para derës së banesës së tyre me breshëri kallashnikovi. Sipas burimeve për JOQ Albania, autorët kanë trokitur në derë dhe sapo e kanë hapur, i kanë qëlluar me automatik brenda oborrit të shtëpisë.

Vrasja ndodhi në zonën e ish-Zooteknikës, në lagjen “Kir”, perimetri i njohur si “zona e familjes Lici”, në hasmëri me familjen Bajri. Dyshohet se kanë qenë të paktën dy autorë të maskuar, të cilët kanë shtirë të paktën 10 plumba drejt “shënjestrave”.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende, por dyshohet për përplasje bandash dhe hakmarrje të vjetra midis familjeve në qytetin verior.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”.

Bilali është djali i pronarit të resortit të kuajve, Astrit Bilali i cili mbeti viktimë ditën e sotme dhe nipi i Ibrahim Bilalit ish-kampion hipizmi, gjithashtu viktimë nga ky atentat.