JOQ Albania
Home

Arrestohet shqiptari që përndiqte dhe kërcënonte me vdekje gruan: Kurvë e keqe, e bën edhe me kunatin tënd
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 13:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar në Itali është dënuar me dy vite bug pasi përndiqte dhe kërcënonte gruan e tij me vdekje. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici.

Shqiptari e ka akuzuar bashkëshorten për tradhëti me së paku 4 persona, ku një ndër to është edhe kunati.

Nga ana tjetër, gruaja ka mohuar akuzat duke thënë se personat të cilët i ka përmendur i shoqi nuk i njeh.

Mësohet se shqiptari i drejtohej gruas duke i thënë:

Kurvë e keqe, e bën edhe me kunatin tënd

Foto ilustruese

Gjithashtu motrës së saj i ka ardhur një mesazh në telefon ku thuhet se burri i saj shkon me të motrën.

Ndërkohë gruaja ka zbuluar në dëshminë e saj se burri dhunues i ka thënë:

 Unë mund të bëj 10 vjet burg, por ti nuk ke për të qenë e askujt tjetër.

Ndër të tjera shqiptari ka kërcënuar gruan se do të vrasë të gjithë dashnorët e gruas dhe kunatin.

Këtij të fundit ndërkohë i është djegur makina dhe sipas hetimeve ngjarja lidhet me këtë kërcënim.