JOQ Albania
Home

20 vjet pa i parë, nënë Ferdonija pret çdo ditë me sytë nga dera për djemtë e saj
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ferdonije Qerkezi gjatë luftës së Kosovës ka humbur bashkëshortin me 4 djemtë e saj. Fotoja që ka qarkulluar ditën e sotme në rrjet është një nga më të dhimshmet, ku nënë Ferdonija çdo ditë i pret në shtëpi e për çdo vakt i pret në tavolinë.

Nënë Ferdonija rrëfen se në vitin 1999, ushtarët serb mësynë në shtëpinë e saj duke marrë gjithë meshkujt e shtëpisë duke e lënë atë të vetme me nuset. Që prej asaj dite ajo nuk ka marrë vesh asnjë lajm për djemtë apo bashkëshortin e saj, megjithatë ajo ende i pret.

Shtëpia është e qetë, e zbrazur nga njerëzit. Por e mbushur me kujtime e dhimbje që e zonja e shtëpisë Ferdonije Qerkezi i mban e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999. Pasditen e kësaj date famëkeqe, policë serbe të maskuar por të njohur për familjen Qerkezi, rrëmbyen burrat e kësaj shtëpie.

Çdo vakt ajo shtron tavolinën për të gjithë antarët e familjes me shpresën se ata do të kthehen një ditë. Shtëpinë e ka mbushur me veshjet dhe fotot e tyre duke e kthyer në një muze të luftës.