JOQ Albania
Home

Plagosën me thikë kambistin dhe i morën 60 mijë euro, arrestohen tre persona
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si përgjegjës për grabitjen e kambistit në Tiranë ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për  E.B 37 vjeç,  XH.D 23 vjeç dhe B.H 27 vjeç

Ngjarja u regjistrua në rrugën e Barrikadave ndërsa kambisti po lëvizte me motor.

Ai është dhunuar dhe plagosur me thikë në pjesën e barkut.

Ndërkohë mësohet se autorët morën edhe çantën me  60 mijë euro që kambisti kishte me vete.

Policia ka sekuestruar si provë materiale, doreza, thikë , veshje të grabitësve, tub metalik dhe një motor tip "Skuter"

Ngjarja shkaktoi panik , pasi numri i qytetarëve që kalojnë në këtë rrugë në orët e para të mëngjesit është mjaft i madh.

Ekskluzive/ Momenti kur pronari i Exchange është qëlluar me thikë i shtrirë në rrugë on Vidnews.