JOQ Albania
Home

“Jo vetëm i palicensuar por edhe daltonik”, shtohen dyshimet se vdekja e Sala ishte vrasje
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e 21 janarit të vitit 2019, avioni “Piper” me të cilin po udhëtonte nga Nanta për në Kardif, sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, humbi nga radarët dhe u mbyt në kanalin e "La Manshit".

Një javë pas funeralit të futbollistit, janë publikuar imazhe te reja të rrënojave të avionit, ku 28-vjeçari ndodhej vetëm me pilotin. Fotot janë pjesë e dosjes së Autoritetit Hetimor të Aksidenteve Ajrore që po analizon të gjithë çështjen, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje për tifozët dhe familjen e futbollistit.

Pas akuzave të familjarëve se Emiliano Sala-në mund ta kenë vrarë, zbulohet zyrtarisht se pilotit Dejvid Ibotson, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, nuk kishte licencë për të fluturuar me njerëz të tjerë.
Ujërat për këtë ngjarje janë trazuar gjithashtu edhe mes drejtuesve të ekipeve të Nantes e Cardiff si dhe agjentit të tij.

Ekipi i Cardiff City-t u akuzua për neglizhencën në transferimin e futbollistit të sapoblerë, ku u tha se ata blenë një sulmues për 17 milionë paund dhe e braktisën në hotel, duke e detyruar të gjente vet fluturimin.

Hetime të reja kanë nxjerrë në dritë prova të tjera ku dyshimet për atë që i ndodhi futbollistit janë shtuar, duke konfirmuar pak nga pak se ishte një vrasje dhe jo një aksident.

Sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil të cituara nga BBC, piloti i avionit ku ndodhej Emiliano Sala nuk duhej të fluturonte kurrsesi natën dhe nuk ishte i pajisur me licensën për të kryer fluturime të tilla.

Licenca e David Iboston, 59 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas përplasjes së avionit “Piper” në kanalin e "La Manshit" më 21 janar, nuk e lejonte të fluturonte natën për shkak të daltonizmit të tij.

Kjo është një anomali që u ndodh personave të cilët nuk dallojnë dot ngjyrat nga njëra-tjetra. Shtypi britanik kishte shkruar para disa javësh se piloti anglez nuk kishte formimin për pilotim komercial, që përfshin udhëtimet mes shteteve dhe në distanca të largëta.

I pyetur nga AFP, autoriteti britanik i aviacionit civil (CAA), nuk e ka konfirmuar këtë lajm, duke u mjaftuar vetëm me “hetimet janë ende duke u zhvilluar”.

Raporti përfundimtar pritet të dalë gjatë vitit 2020.