JOQ Albania
Home

‘’Duhet të gjejmë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit’’, shkencëtarët gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët gjermanë kanë bërë një zbulim, i cili mund të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve në të gjithë botën. E themi këtë, pasi ata kanë zbuluar substancën, e cila vret qelizat e kancerit.

E ditur bëhet se substanca në fjalë i sulmon qelizat e kancerit dhe më pas i vret ato.  Po ashtu mësohet se tani shkencëtaret gjerman që kanë marrë pjesë në këtë projekt do të fillojnë ta testojnë këtë substancë jashtë ambienteve të laboratorit.

Mësohet se studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane ‘’Caris Life Sciences’’ kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kancerogjene.

Përdorimi i saktë i kësaj substance në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë në rrugën e duhur.

Më tej ai ka thënë:

Deri tani ne i kemi testuar vetëm në laborator. Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë. Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet të gjejmë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit.’’