JOQ Albania
Home

Vëllezërit i ekzekutuan në derë të shtëpisë, ministri Lleshaj shkon në Shkodër i shoqëruar
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, në lagjen Kiras, ku dy vëllezër u ekzekutuan në derë të shtëpisë me 10 plumba. Viktimat u identifikuan ai Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.

Astrit Bilali ishte babai i të riut Astmer Bilali, i cili ishte shënjestër e atentatit të shtatorit të kaluar ku gabimisht u vra Arjan Ferracaku.

Ndërsa Ibrahim Bilali, xhaxhai i Astimerit, ish-boksier i Vllaznisë dhe i arrestuar në kuadër të operacionit Volvo 4, i akuzuar si pjesëtar i grupit Bajri. E ndërsa para pak minutash Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar në qytetin e Shkodrës.

Lleshaj është shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. E ndërkohë që krimi e bandat kanë pushtuar Shkodrën, ministri Lleshaj dhe Ardi Veliu kanë gjetur një sebep për të vizituar sot qytetin verior.

Kontrollet policore në një qytet si Shkodra janë pothuajse inekzistente, por duke gjykuar nga shpeshtësia e atentateve dhe vrasjeve që kanë kapur numrin 11 brenda 8 muajve, me asnjë autor të vënë para drejtësisë, është tregues se diçka në punën e policisë nuk shkon siç duhet.