JOQ Albania
Home

Përdornin të njëjtën patentë prej 20 vitesh, ky është detaji që nxorri zbuluar dy vëllezërit binjakë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kush ka një motër apo një vëlla binjak, mund t’i dijë fare mirë prapësitë që mund të bëjnë bashkë motër-motër apo vëlla-vëlla.

Ju mbase nuk mund ta besoni, por dy vëllezër binjakë kanë përdorur të njëjtën patentë prej 20 vitesh. Ata janë zbuluar vetëm se njërit prej tyre kishin filluar t’i binin shumë flokët .

Vëllai që po bëhej qeros, me mbiemrin Yan, u ndalua nga policia dhe pasi oficerët e akuzuan se po udhëtonte me një patentë të pezulluar, pretendoi se ishte i vëllai. Ata dukeshin identikë me njëri-tjetrin, por polici e kishte dalluar se ai kishte qenë vëllai i tij vetëm për shkak të flokëve të rralla.

U  zbulua gjithashtu se dy vëllezërit, që jetonin në Juamusi, provincën Heilogjiang, kishin përdorur të njëjtën patentë deri në vitin 2017, kur ia kishin pezulluar pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Pak më vonë, edhe vëllait tjetër i ishte hequr patenta për të njëjtën arsye.

Por kishin arritur të rimerrnin të paktën njërën prej patentave dhe kishin filluar ta përdornin të dy.

Dy vëllezërit binjakë