JOQ Albania
Home

S’ka as patentë, ky është djali i politikanit shqiptar që i jep makinës luksoze me ‘’Rolex’’ në dorë rrugëve të Durrësit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Djali i kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, Ylli Muharremaj së fundmi është bërë kryefjala e mediave në Kosovë.

Kjo për arsyen se edhe pse është ende i mitur dhe nuk ka patentë, ai është parë në Shqipëri duke i dhënë makinës. Po ashtu i riu ka postuar edhe foto në profilin e tij në Instagram teksa i jep makinës dhe ka treguar edhe se ndodhet në qytetin e Durrësit.

Fotot e tij teksa shikohet duke i dhënë makinës luksoze në Shqipëri janë publikuar pothuajse në të gjitha mediat kosovare, por siç bëhet e ditur ende nuk ka ndonjë deklaratë nga babai i tij përsa i përket sjelljes së djalit të tij, e cila mund t’i kishte rrezikuar edhe jetën.

Po ashtu në fotot që Ylli Muharremaj ka postuar në profilin e tij në Instagram dallohet edhe se në dorë mban një orë ‘’Rolex’’ mjaft të shtrenjtë.