JOQ Albania
Home

Shqiptarin e murosën në vilën luksoze me urdhër të ish-të fejuarës së tij, 4 italianët kërkojnë pafajësi
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Carmela Sciachitano është 64-vjeçarja e cila akuzohet se ka porositur vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj, i cili u gjet i murosur në një vilë antike në komunë Senago, në provincën e Milanos.

Italiania, kishte një diferencë prej 16 vitesh me të ish-të dashurin e saj shqiptar. Ata kishin qëndruar të lidhur për një vit. Lamaj ishte shpallur i humbur që prej vitit 2013 dhe në janar të këtij viti u zbulua fundi i tij tragjik.

Prokuroria e Monzës bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe zbuloi se Carmela ishte porositësja e vrasjes.

Carmelina kërkoi ndihmë nga disa miq siçialinë. Astriti me një pretekst është çuar pranë varrezave të Muggio. Ai është lidhur, rrahur egërsisht dhe më në fund është mbytur me fije najloni.

Viktima është mbyllur më pas në një bagazhin e një makine dhe është çuar në një kantier ndërtimi në Senago, Milano. Të pestë burrat e kanë hedhur trupin e Astrit Lamajt në një pus artezian, e murosën mirë dhe u kthyen në Siçili.

Sipas hetuesve, vrasësit i ka punësuar Carmela, e arrestuar së bashku me Cosimo Mazzola, vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, Francesco Serio dhe Giuseppe Cammarata. Pronari i shtëpisë ku u gjetën eshtrat e Lamajt nuk kishte asnjë dijeni për faktet.

Katër italianët e arrestuar kanë kërkuar pafajësi dhe lirinë e tyre përpara Gjykatës së Apelit. Ata akuzohen të kenë vrarë dhe murosur shqiptarin Astrit Lamaj, 42 vjeç, i cili u gjet i vrarë dhe i murosur në një vilë në provincën e Milanos.

Sipas prokurorëve italianë Carmela kishte organizuar vrasjen e ish-të dashurit të saj në bashkëpunim me klanin  e mafias siciliane të Cosa Nostras në qytezën e Riesit. E gjitha kjo u bë për hakmarrje sepse shqiptari ndërpreu lidhjen dashurore me Carmelën, rreth një vit pasi u njohën.

Carmela ishte një grua e pasur dhe në Facebook identifikohej me "Rosy Abate", personazhi i një filmi të sukseshëm italian, e cila kishte lindur në një familje italiane.

Trupi i shqiptarit Astrit Lamaj u gjet 6 vite pas zhdukjes së tij. Pas hetimeve u mësuar se personi që e ekzekutoi Lamajn ishte italiani Giuseppe Cammarata.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike dhe kishte humbur kontaktet me familjarët  në 2013.