JOQ Albania
Home

‘’Ishte një tërmet i fortë’’, shkundet toka greke
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 ballë. Ky lajm është dhënë nga ‘’Observatori Kombëtar’’ grek.

Mësohet se tërmeti e kishte epiqendrën Gjirin e Korinthit, rreth 200 km në veriperëndim të kryeqytetit grek Athinës.

Kreu i agjencisë për planifikimin dhe mbrojtjen e tërmeteve në shtetin ka thënë gjatë një interviste se për televizionin shtetëror të Greqisë se tërmet të tillë Athina nuk kishte ndjerë më parë.

Foto ilustruese

Ai ka thënë:

Ishte një tërmet i fortë, që është ndjerë deri tani në Athinë.”

Kujtojmë këtu se Greqia ndodhet në një zonë, ku shpesh bien tërmete. Në verën e vitit  2017, një tërmet me magnitudë 6.7 ballë u mori jetën dy personave në ishullin e Kos në detin Egje dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Kurse tërmeti i vitit 1999, magnitudë 5.9 ballë vrau 143 njerëz në Athinë.