JOQ Albania
Home

‘’Hajde halla e madhe hidh valle’’, pamjet e Bebe Rexhës teksa këndon në gjuhën shqipe bëhen virale
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura në të gjithë botën për momentin. Edhe pse ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo nuk i ka harruar rrënjët e saj.

E themi këtë, pasi së fundmi Bebe Rexha ka kënduar në gjuhën shqipe. Ka qenë grimieri i famshëm i Vip-ave të Hollivudit, Mario ai që i ka kërkuar Bebe Rexhës të këndojë në shqip.

Mario e ka pyetur nëse ajo mund t’i këndonte një këngë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare i është përgjigjur që po.

Dhe më pas Bebe Rexha ka nisur të këndojë:

Hajde halla, e madhe. Hajde  halla e madhe hidh valle, moj halla e madhe, moj halla e madhe. Si ta paska ndie.’’

E si përfundim mund të thuhet se Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenar që një këngëtare si ajo e njohur në të gjithë botën këndon shqip. Pamjet e Bebes teksa këndon në shqip janë bërë virale.