JOQ Albania
Home

7 gjoba në sistem dhe me kolaudim të skaduar/ Këngëtari korçar shpërtheu ndaj Policisë pasi i bllokuan makinën
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 17:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook ka rrëfyer tmerrin që i ka shkaktuar Policia e Shtetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas një kontrolli të ushtruar për konsumin e alkoolit, efektivët i kanë marrë makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave, pasi sipas tyre këngëtari kishte konsumuar alkool.
Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

Statusi i këngëtarit:

Shteti ka ikur për lesh. Këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.
Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja një çikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’bëhet me qeverinë po merren me mua.
Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe."

E ndërsa të dhëna të tjera dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur këngëtarit korçar. E vërteta është ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.

Redaksia JOQ Albania ka mësuar se këngëtari ka në sistem 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit, ku kapin vlerën 10.000 lekë të reja. Por ajo që është dhe më e rëndë është se kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.

E pavarësisht 7 gjobave e skadimit të kolaudimit të mjetit të tij, këngëtari Endri Prifti vazhdon të ankohet se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.