JOQ Albania
Home

‘’Ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin për pronat në bregdet të minoritetit’’, agjencia e lajmeve greke lëshon akuza të rënda për qeverinë Rama 2
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agjencia e greke e lajmeve "ANA-MPA" ka shkruar në një artikull të sajin se qeveria shqiptare ka fshirë nga ‘’ Fletorja Zyrtare’’ vendimin, i cili parashikon konfiskimin e pronave që i takon minoritetit grek në vendin tonë.

Po ashtu kjo agjenci, citon burime nga ministria e Jashtme vendase, dhe shkruan se:

Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave.”

Më tej agjencia e lajmeve ANA-MPA ka shkruar se mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shenjtërojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë.

Deri më tani nga vendi ynë nuk ka pasur asnjë reagim për këtë shkrim.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA e mbyll shkrimin me fjalët:

Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat.”