JOQ Albania
Home

Shqetësohet Veliaj, sponsorizon lajme kundër kandidimit të Elvis Naçit për Tiranën
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh emri i Elvis Naçit, imami i Xhamisë së Tabakëve, është lakuar si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. Madje në mjaft sondazhe në rrjetet sociale, ai ka kryesuar përballë emrave të tjerë që janë pjesë e politikës.

Por a do të kandidojë Elvis Naçi për kryebashkiak? Gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, ai ka pohuar se do t’i rrijë larg politikës.

Deklarata e Elvis Naçit:

Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot.”

Mesa duket, atij që i është bërë më shumë qejfi pas kësaj deklarate ka qenë Erion Veliaj. Sipas "Albeu.com" kryebashkiaku Velia e ka kontaktuar direkt Elvis Naçin dhe e ka pyetur nëse vërtet ka ndërmend që t’i futet politikës.

Sipas këtij web-siti, Veliaj ka investuar që lajmin për refuzimin e angazhimit në politikë të Naçit të dërgohet në redaksitë e mediave me qëllim publikimin e tij.

Duket se një kandidim i mundshëm i Naçit për Tiranën e fut vërtetë në siklet kryebashkiakun aktual, ndryshe nuk shpjegohet zelli për të sponsorizuar në media lajmin se Naçi s’ka ndërmend t’i futet politikës.