JOQ Albania
Home

‘’Çfarë pune mund të bëhet këtu që duhen harxhuar 500 mijë euro?!’’/ Kjo është lulishtja e vogël për të cilën Veliaj rinovoi shumën marramendëse
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi. Mjafton të ecësh për disa minuta dhe shikon se kudo po ndërtohet. Ndërsa gjatë ditës së sotme faqja ‘’Qytetarët për Parkun’’ ka shkruar se Lulishte Çajupi, një hapësirë e vogël publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, do rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro.

Po ashtu në këtë postim shkruhet se hapësira është tërësisht e rregullt, e mbrojtur nga urbanistika komuniste e qytetit dhe ngrihet pyetja se çfarë pune mund të bëhet këtu që duhen harxhuar 500 mijë euro?!

Më tej shkruhet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka 4 vjet që bën këtë gjë. Sipas kësaj faqe Veliaj  hap dhe rihap, lyen dhe rilyen, disa objekte në qendër të Tiranës, vetëm për të krijuar idenë se po punon, me çmime tejet absurde.

Gjithashtu shkruhet se me këto fonde mund të ndërtonte shkollat e reja, të rinovonte ‘’Teatrin Kombër’’ apo të Kukullave, të krijonte parqe e hapësira publike në zona të tjera.

Postimi i plotë:

"Punët" e Erion Veliajt Lulishte Çajupi, një hapësirë e vogël publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, do rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro!!! Hapësira është tërësisht e rregullt, e mbrojtur nga urbanistika komuniste e qytetit. Çfarë pune mund të bëhet këtu që duhen harxhuar 500 mijë euro?! Në fakt Erion Veliaj ka 4 vjet që bën këtë gjë. Hap dhe rihap, lyen dhe rilyen, disa objekte në qendër të Tiranës, vetëm për të krijuar idenë se po punon, me çmime tejet absurde. Ndërkohë me këto fonde mund të ndërtonte shkollat e reja, të rinovonte Teatrin Kombër apo të Kukullave, të krijonte parqe e hapësira publike në zona të tjera të Tiranës.  Ndodh e kundërta, punët që duhen kryer Erion Veliaj kërkon ti zhvillojë me PPP, dhe zgerimin e qytetit e ka inat pasi u bie vlera kullave të oligarkëve në qendër. Kështu "punon" Erioni!"