JOQ Albania
Home

2 vëllezërit i ekzekutuan me breshëri kallashnikovi, shkarkohet drejtori i Policisë së Shkodrës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, në lagjen Kiras, ku dy vëllezër u ekzekutuan në derë të shtëpisë me 10 plumba. Viktimat u identifikuan ai Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.

Kontrollet policore në një qytet si Shkodra janë pothuajse inekzistente, por duke gjykuar nga shpeshtësia e atentateve dhe vrasjeve që kanë kapur numrin 11 brenda 8 muajve, me asnjë autor të vënë para drejtësisë, është tregues se diçka në punën e policisë nuk shkon siç duhet.

E ndërsa pasditen e sotme, pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ministri i Brendshëm Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu vizituan qytetin verior.

Para pak minutash është bërë i ditur lajmi se ministri i Brendshëm Lleshaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushatin. Është mësuar gjithashtu se në vend të tij kanë emëruar Niko Brahimaj-n.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së sotme në qytetin e Shkodrës ku Lleshaj është shoqëruar nga Ardi Veliu.