JOQ Albania
Home

Nëna rrëzohet nga krevati teksa i jepte gji djalit, të dy ndërrojnë jetë në vend
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë. E themi këtë, pasi nënë 36 vjeçare ka humbur jetën së bashku me foshnjën e saj të porsalindur pasi janë rrëzuar nga shtrati.

Një numër i madh njerëzish janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Marie Downey dhe djalit të saj. Mësohet se ajo së bashku me të birin janë varrosur në një varr të përbashkët.

I vogli është vendosur në krahët e nënës së tij në varrin e përbashkët ka shkruar ‘’Mirror’’ irlandez. Po ashtu e ditur bëhet se nëna 36-vjeçare vuante nga epilepsia dhe besohet ta kenë kapur krizat teksa i jepte gji të birit.

Më pas ajo është rrëzuar me të birin në krah nga krevati dhe të dy fatkeqësisht kanë humbur jetën në vend.