JOQ Albania
Home

“Babai i dy fëmijëve humbi jetën sot në garazhet e stadiumit, Policia e Ramës fsheh ngjarjen”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet e cila mesa duket është mbajtur e fshehtë nga policia.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku në mesazh qytetari tregon se babai i dy fëmijëve ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në garazhet e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, por kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë.

Jo më larg se sot një ekzekutim mafioz ndodhi në Shkodër, ku mbetën të pajetë në pragun e shtëpisë dy vëllezërit Bilali.

Çdo ditë në vendin tonë ndodhin vrasje e ekzekutime nga më makabret, por falë teknologjisë dhe qytetarëve, këto ngjarje po denoncohen masivisht në rrejtet sociale.

Denoncimi i Berishës:

Monstra qe fshehin dhe vdekjen!
Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.
Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty
Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur."