JOQ Albania
Home

Në vitin 2000 urdhëroi ndalimin e Sali Berishës, ky është kreu i ri i Policisë së Shkodrës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i Policisë i qarkut të Shkodrës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra që mbante. Ky largim i drejtorit të Policisë së Shkodrës erdhi pas ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lajmi i shkarkimit të Vehbi Bushatit është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka pohuar gjithashtu se qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë. Ndërkohë vendin e Bushati e ka marrë ish-kreu i FLO (Forcës Lëvizëse Operacionale), Niko Brahimaj.

Rreth 19 vite më parë, në 29 nëntor të vitit 2000, Niko Brahimaj ka urdhëruar shoqërimin në Polici të kreut të atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, pas djegies së Komisariatit të Tropojës.

Shoqërimi i Sali Berishës dhe personave që ishin me të natën e 29 nëntorit të vitit 2000, ishte një operacion policor mjaft delikat. Pas marrjes së urdhrit nga eprorët Bilbil Mema dhe Veli Myftari, Niko Brahimaj kreu ndalimin e Sali Berishës.

Brahimaj ka mbajtur edhe postin e kreut të policisë së Lezhës, ka qenë kreu i Komisariatit të Tropojës apo dhe kreu i FLO-së. Brahimaj ka qenë ndër emrat kryesorë për të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vitin 2013.

Pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës, Niko Brahimaj ishte një ndër të liruarit e parë nga detyra. Ai u transferua si oficer roje në Has para se të pranonte të dilte në reformë. Kjo pasi nuk donte që të ulej në gradë, ashtu siç iu kërkua nga pushteti.