JOQ Albania
Home

Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë te stadiumi “Arena Kombëtare”, reagon Policia
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një status në rrjetin social Facebook, mesazhin e një qytetari ku thoshte se Policia e Shtetit ka mbajtur të fshehtë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot. Sipas qytetarit një punëtor kishte humbur jetën në stadiumin "Arena Kombëtare".

Para pak minutash ngjarja e rëndë është konfirmuar edhe nga vetë policia, duke mos pasur zgjedhje tjetër për mohim. Sipas policisë, personi i cili ka humbur jetën ditën e sotme në stadiumin "Arena Kombëtare" është 40-vjeçari N.I.

Viktima është baba i dy fëmijëve dhe ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e madhe, ku ka qenë duke punuar në stadiumin në fjalë. 40-vjeçari ka humbur jetën disa orë pasi është transportuar në spital.

Kjo ngjarje e rëndë na vë në pikëpyetje sigurinë që kanë punonjësit shqiptarë në punë.

Foto Ilustruese