JOQ Albania
Home

Kur e vërteta të del pa dashje/ Lleshaj: Qytetarët s’kanë pse të ndihen të sigurt!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 30/03/2019 21:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i Policisë i qarkut të Shkodrës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra që mbante. Ky largim i drejtorit të Policisë së Shkodrës erdhi pas ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lajmi i shkarkimit të Vehbi Bushatit është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ky i fundit gjatë deklaratës për media lidhur me ndryshimin e sapobërë në Policinë e Shkodrës ka bërë një gafë të pafalshme.

Pasi shkarkoi drejtorin e polciisë Shkodër, Vehbi Bushatin dhe emëroi në vend të tij, Niko Brahimajn, Lleshaj u shpreh se në një kohë që po ndodhin vrasje të një pasnjëshme në Shkodër, "qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë".

Në video dëgjohet se Lleshajn e korigjon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

“Të pa sigurtë,”- dëgjohet t’i thotë Veliu dhe më pas Lleshaj e korigjon.

Lleshaj rregullon të vërtetën e hidhur:

Më falni, qytetarët nuk kanë pse të ndihen të pasigurtë. Nuk ka hapësirë për shqetësimin e sigruisë për qytetarët e Shkodrës.”