JOQ Albania
Home

E rëndë/ Shqiptarit i ngulin thikën pas shpine në burgun famëkeq të Greqisë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është plagosur rëndë gjatë ditës së sotme në burgun famëkeq të Koridallos në Athinë në Greqi. E ditur bëhet se gardianët e burgut e kanë gjetur të gjakosur në qelinë e burgut shqiptarin.

Foto ilustruse

Po ashtu e ditur bëhet se i dënuari shqiptar është goditur me thikë në pjesën e pasme të trupit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e burgut dhe ia ka dalë të mbijetojë.

Identiteti dhe mosha e tij nuk janë bërë të ditura. Po ashtu nuk bëhen të ditura se cili ka qenë autori apo autorët që kanë sulmuar shqiptarin dhe motivi që mund t’i ketë shtyrë.

Kurse nga ana tjetër ambasada shqiptare në Greqi nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje.