JOQ Albania
Home

Sherr masiv në “Selman Stërmasi”, Laçi dhe Tirana e kthejnë tunelin e stadiumit në “arenë lufte”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skenat e dhunës janë rikthyer sërisht në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për ndeshjen Tirana-Laçi, cila ka degjeneruar në dhunë.

Sherri nisin ndërmjet presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe futbollistit të Tiranës, Michael Ngoo. Ky i fundit i është afruar presidentit kurbinas, ndërsa të dy ishin bërë gati për të goditur njëri-tjetrin.

Më pas në sherr janë përfshirë edhe lojtarët e të dyja skuadrave, si dhe Kleo Laska, djali i presidentit kurbinas. E gjitha skena është filmuar nga kamerat në tunelin e “Selman Stërmasit”, zonë në të cilën u regjistrua sherri.

Ndërkohë ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1. Kujtojmë këtu se pak javë më parë, Kamza u dënua nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, me zbritjen një kategori më poshtë, pasi tifozë të saj dhe presidenti, dhunuan gjyqtarin e takimit ndaj Laçit.

Të shohim e të presim tashmë vendimin që do të marrë Komisioni i Disiplinës.

Sherr masiv ne Selman Stermasi pas Tirana-Laçi on Vidnews.