JOQ Albania
Home

Nuk pranoi të kërcente për të dhe mikun e tij, burri i rruan kokën dhe dhunon brutalisht gruan
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/03/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Pakistani është arrestuar, pasi akuzohet se ka torturuar bashkëshorten e tij. Mësohet se Mian Faisal ka zhveshur lakuriq gruan dhe më pas e ka dhunuar mizorisht sepse ajo nuk kishte pranuar të kërcente për të dhe kolegun e saj.

E ditur bëhet edhe se ai i ka ruajtur kokën gruas së tij. Kurse gruaja Asma Aziz publikoi një video, në të cilën kërkonte ndihmë dhe tregonte se si e kishte masakruar burri i saj duke ushtruar dhunë barbare.

Ajo ka treguar se si burri i saj në gjendje të dehur e kishte dhunuar pa mëshirë sepse nuk kishte pranuar të kërcente për të dhe mikun e tij.

Një ditë pas publikimit të kësaj videoje ka ndërhyrë vetë ministri i Brendshëm dhe mësohet se policia ka arrestuar menjëherë Mian Faisal dhe kolegun e tij Rashid Ali, i cili nuk kishte ndërhyrë për të ndalur mikun e tij të dhunonte gruan.