JOQ Albania
Home

Shëndetësia në pikë të hallit, shifra alarmante të largimit të specializantëve drejt Gjermanisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija. Kjo për shkak se në shumë spitale mungojnë kushtet minimale, si dhe ilaçet.

Gazetari Erjon Skëndaj, nga studio e “Kjo javë” është shprehur se 8 nga 10 specializantë duan të largohen nga Shqipëria, për të shkuar në Gjermani.

Sipas gazetarit, studentët këtu nuk shohin shpresë dhe largohen drejt Europës për t’u specializuar. Skëndaj i ka bërë apel qeverisë gjithashtu, e cila sipas tij duhet t’i vërë gishtin kokës.

Gazetari shprehet:

Kam pyetur studentë të mjekësisë në vitin e 5-ë. Tetë nga 10 më kanë thënë se do të ikin në Gjermani. Ky është alarm i madh. Ata ikin në Gjermani për tjetër specializim. Qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për këtë fenomen dhe t’i vërë gishtin kokës.

Më tej Skëndaj ka shtuar, se në Fakultetin e Mjekësisë po pranohen specializanë me mesatare 5 ose 6, ndërsa disa të tjerë punë roje natën dhe nuk paguhen.