JOQ Albania
Home

Po bëntë parakalimin tradicional, Papa Françesku sulmohet në Marok
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 0:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vizita e Papa Françeskut në Marok nuk ka kaluar pa incidente.

Gjatë kohës që ati i shenjtë po bëntë parakalimin tradicional, një person shkëputet nga turma dhe vrapon drejt makinës ku ndodhej Papa Françesku.

Ai është ndaluar nga rojet e sigurisë që kanë ndërhyrë menjëherë.

Sëbashku me Papën po parakalonte paralelisht edhe Mbreti i Marokut, Mohammed.

Makina e këtij të fundit nuk ndaloi, ndërsa ajo ku ndodhej Papa shmangu agresorin.

Mediat e huaja kanë theksuar faktin se personi që u sul drejt makinës së Papës, kishte kaluar rrethin e parë të sigurisë.

Ndërkohë përsa i përket vizitës së atit të shenjtë, tematikë kryesore ishte rritja e emigracionit.

Papa Francesku sulmohet gjate vizites ne Marok on Vidnews.