JOQ Albania
Home

Nuk do ta besoni se sa kushtonte, i riu masakrohet me thika për orën që mbante në dorë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 31/03/2019 0:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 24-vjeçar është sulmuar me thikë nga disa persona që tentuan t’i merrnin orën e dorës.

Ngjarja është regjistruan në veri-perëndim të Londrës.

Si pasojë e sulmit Zahir Visiter, 25 vjeç, i cili ishte refugjat, ndërroi jetë në vend.

Sipas mediave britanike, sulmi ndodhi fare pranë shtëpisë së tij. Ndërkohë ora që kishte në dorë viktima kushtonte 60 mijë paund.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy persona.

Zahiri Visiter ishte me origjinë rajoni rus i Çeçenisë. Një mik i tij tregoi për mediat, se Visiter 2 orë përpara sulmit e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se ndodhej në rrezik.