JOQ Albania
Home

Masakrohet me thikë 24-vjeçari, refuzoi t’i jepte grabitësve orën që mbante në dorë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 7:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në veri-perëndim të Londrës.

24-vjeçari Zahir Visiter është sulmuar me thikë nga disa persona.

Ata kishin si synim orën e tij të dorës, e cila kishte një vlerë prej 60 mijë eurosh.

Emigranti bëri rezistencë dhe mbeti viktimë e sulmit me thikë dhe ndërroi jetë pranë shtëpisë së tij.

Policia ka shpallur në kërkim 2 persona në lidhje me ngjarjen.

Visiter ishte me origjinë nga rajoni rus i Çeçenisë.

Një mik i viktimës ka rrëfyer për mediat se 2 orë para se ai të sulmohej me thikë, i kishte thënë se ndodhej në rrezik.