JOQ Albania
Home

I ekzekutuan të atin dhe xhaxhain me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë, ish-boksieri shkodran kërkesë të veçantë Prokurorisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 8:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Zooteknikës, në lagjes Kiras në qytetin e Shkodrës.

Viktimë e një atentati me breshëri kallashnikovi kanë mbetur dy vëllezërit Astrit Bilali 65 vjeç dhe Ibrahim Bilali, 55 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pranë shtëpive të viktimave nga dy autorë të maskuar. Ata kanë shtirë të paktën 10 plumba drejt “shënjestrave”.

Një makinë e djegur tip "Benz" ngjyrë bezhë me targa AA 369 RV që dyshohen false, është gjetur e djegur rreth 2 km larg vendngjarjes, në vendin e njohur si "Livadhet".

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-boksierit shkodran, një prej personave në listën e implikuarve të grupit “Bajri”. Bilali është djali i pronarit të resortit të kuajve, Astrit Bilali i cili mbeti viktimë ditën e sotme dhe nipi i Ibrahim Bilalit ish-kampion hipizmi, gjithashtu viktimë nga ky atentat.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Është mësuar se Bilali i arrestuar si anëtar i grupit famëkeq në Shkodër, Bajri, pritet të kërkojë disa orë liri me anë të avokatit për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait të tij që do të zhvillohet ditën e sotme.

Ish-boksieri akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”.