JOQ Albania
Home

E pa të shtrirë në gjendje shoku, polici sulmon brutalisht pacientin që kishte tentuar vetëvrasje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/03/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një polic në detyrë është filmuar duke dhunuar fizikisht një pacient, i cili kishte tentuar vetëvrasje, në një spital.

Në videon tronditëse, Ruben McAusland, i cili ishte kujdesur të vinte edhe doreza, shihet teksa godet me forcë në fytyrë pacientin e shtrirë.

McAusland e goditi aq shumë pacientin sa nga fytyra e tij e dëmtuar doli dhe gjak.

Tashmë që videot janë publikuar, policin 27-vjeçar e presin më shumë se 5 vite burg për dhunimin e pacientit si dhe për shitje të drogës në orar detyre.

McAusland u shpall fajtor për shitjen e disa lëndëve narkotike, të cilat i vidhte nga skenat e krimit.

Sa i përket pacientit, ai u godit aq fort nga policia sa u deshën disa operacione për t’i rregulluar nofullat dhe njërin sy. JOQ Albania