JOQ Albania
Home

“Haet ky hoteli o p*ll? Të mori trutë pushteti”/ Qytetarët shpërthejnë në komente ndaj Ramës pasi reklamoi resortin me 5 yje
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/03/2019 9:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa urimi i një mëngjesi të mirë për shqiptarët nga ana e kryeministrit Rama në rrjetet sociale gjithmonë do të tregojë se Rilindja po punon, të gjitha ngjarjet negative ose përpiqen të fshihen me propagandë profesioniste ose kalohen me batuta apo edhe krahasohen me përparime duke krahasuar kohën kur PD ishte në pushtet.

Kupa është mbushur për shqiptarët të cilët shprehin në komente mllefin e tyre me Ramën.

Dy persona u ekzekutuan ditën e djeshme në derë të shtëpisë në qytetin e Shkodrës, teksa 11 vrasje kanë mbetur pa autor në vetëm 8 muaj në këtë qytet teksa kryeministri shprehej pak ditë më parë se Shqipëria është vend më i sigurt se vite më parë.

I njëjti avaz ka vazhduar edhe ditën e sotme në profilin e kryeministrit, ku mburret për arritjen e një marrëveshjeje për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Shqipëri që pritet t’i japë zhvillim më tej turzimit.

Qytetarët kanë shpërthyer në komente pikante.